Edhe pse ende nuk është konfirmuar, trajneri i ri i Barcelonës pritet të jetë ish lojtari i këtij klubi, Xavi, shkruan Sinjali Sporti.
Pas dorëheqjes së Ronald Koeman, shpresa e katalunasve është që Xavi të rikthejë klubin në kohën e vjetër me stilin që e preferonin Cruyff dhe Guardiola.
E transferimi i parë pritet të jetë mesfushori i Tottenhamit, Tanguy Ndombele.
Ai do të vijë në Barcelonë si zëvendësim për Sergio Busquetes.
Ndomebele arriti ta shpëtoi karrierën te klubi londinez, por nuk dihet nëse do këtë vend në formacionin e Antonio Conte.
Kësisoj, ekziston mundësia e huazimit në afatin kalimtar të janarit.
Xavi, momentalisht është trajner i klubit Al Sadd, të cilëve ia ka kumtuar lajmin se dëshiron t’i kthehet Barcelonës.