image Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

Kosovë

Ky do të jetë moti për nesër në Kosovë

news image

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell, kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK përmes një postimi në Facebook njoftoi se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare. Sa i përket reshjeve, në bazë të parashikimeve sinoptike nuk parashihet të kemi fare në gjysmën e parë të shtatorit, ndërsa gjysma e dytë e shtatorit, kryesisht dekada e tretë e muajit parasheh ndryshim të kushteve meteorologjike. Ka tendenca të ketë ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/