image Vetëvendosje i bën 30 deputetë në Kuvend, transferohet ky minoritar

Kosovë

Aderim/ Vetëvendosje i bën 30 deputetë në Kuvend, transferohet ky minoritar

news image

Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.  

Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që patën Albin Kurti dhe kryesia e VV-së me delegacionin e Partisë Egjiptiane, kryesuar nga Elbert Krasniqi.

Në njoftim thuhet se dy partitë u dakorduan që Krasniqi të jetë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, në legjislaturën e shtatë, duke e parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë dhe gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptian në Kosovë.

Sipas VV-së nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë./Gazeta Sinjali/