Deputeti i Partisë Egjiptiane IRDK, Elbert Krasniqi, i është bashkuar grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që patën Albin Kurti dhe kryesia e VV-së me delegacionin e Partisë Egjiptiane, kryesuar nga Elbert Krasniqi.
Në njoftim thuhet se dy partitë u dakorduan që Krasniqi të jetë pjesë e grupit parlamentar të VV-së, në legjislaturën e shtatë, duke e parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë dhe gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptian në Kosovë.
Sipas VV-së nga ky takim doli edhe iniciativa që të dy subjektet të trajtojnë sfidat me të cilat komuniteti egjiptas ballafaqohet dhe të propozohen masat për qeverinë e ardhshme Kurti, në mënyrë që pozita e këtij komuniteti, por jo vetëm, të përmirësohet sa më shumë dhe më shpejtë./Gazeta Sinjali/