Pas debateve të ashpra, Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë deri në orën 12:00, me kërkesë të nënkryetares së parlamentit, Saranda Bogujevci, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo pauzë u vendos për shkak se deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës e lëshuan sallën e Kuvendit, nën arsyetimin që Bogujevci po e shkel rregulloren e punës.
Ata kanë kërkuar që Bogujevci të mos i udhëheq më seancat.
Nënkryetarja nga radhët e LVV-së ka kërkuar që deputetë të rikthehen në sallë në orën 12:00 për ta vazhduar seancën./Gazeta Sinjali/