image Kuvendi shkon në pauzë, 13 deputetëve të PDK-së u shtyhet fjalimi i parë opozitar

Kosovë

Seanca/ Kuvendi shkon në pauzë, 13 deputetëve të PDK-së u shtyhet fjalimi i parë opozitar

news image

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë njëorërshe me propozim të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.

Gashi ka kërkuar që të shkohet në pauzë deri në orën 16:00, ndërsa kërkesën e tij e ka hedhur në votim nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci tha se do të kthehen në orën 15:40 për ta vazhduar seancën.

Kryesuesja e Kuvendit gjithashtu tha se fjalën e kanë kërkuar edhe 13 deputetë, të gjithë nga PDK-ja. Ata kanë kërkuar që ta mbajnë fjalimin e parë opozitar në Kuvend, pak para votimit të qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/