Pas shkarkimit të Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të PSD-së me 4 mijë e 446 vota pro, ka reaguar Sali Berisha.
“Dua të përshëndes demokratët shqiptarë kudo që ndodhen. Qytetarët shqiptarë për këtë ngjarje më e veçanta, më e jashtëzakonshmja në historinë e lirisë së shqiptarëve në kuptimin që ku Kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD”, ka thënë ai.
“I pari i këtij lloji në historinë e pluralizmit në vend. Është triumfi më magjik, më mahnitës i të gjithë triumfeve të tjera. Sot në 8 orë mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit politik, të rithemelimit të PD si forcë vigane opozitare”, deklaroi tutje Berisha.
Nga 4 mijë e 934 delegatë që ishin të pranishëm në nisje të punimeve të Kuvendit, 4 mijë e 446 delegatë kanë votuar pro shkarkimit të Bashës.
9 vota kanë qenë të pavlefshme. Në total në votim kanë marrë pjesë 4 mijë e 491 delegatë./GazetaSinjali/