Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Në përkrahje të këtij Projektligji, ishin edhe deputetet e partive opozitare.
Pasi janë kthyer nga pauza, Kuvendi po vazhdon punimet, në rend të ditës është edhe debati parlamentar për mos liberalizimin e vizave.