image Partitë pajtohen që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në veri, por nuk vendosin për datën

Politikë

Partitë pajtohen që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në veri, por nuk vendosin për datën

news image

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se janë dakorduar me shefat e Grupeve Parlamentare për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për situatën në veri, por që ende do të diskutohet për datën se kur do të mbahet .

Tutje, ai tha se situata në veri është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake.

“Sapo përfundoi mbledhja dhe u vendos që të kemi një seancë të vazhdimit dhe të rregullt të hënën. Në Kryesi e paraqita kërkesën për një seancë për situatën në veri dhe u dakorduam që të diskutojmë për datën dhe kohën.”

“Nuk ishte në takim kryetarja e grupit parlamentar të VV-së. Gjendja në veri është serioze që i tejkalon agjendat politike dhe duhet të merret me seriozitet.”

Ndërsa, ai tha se Kryesia ka vendos që të hënën të mbahet një seancë të rregullt plenare./Gazeta Sinjali/