image Kuvendi mblidhet sot dhe ngjarjet e tjera të ditës

Kosovë

Njoftim/ Kuvendi mblidhet sot dhe ngjarjet e tjera të ditës

news image

Ngjarjet kryesore të ditës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, viziton punimet në zgjerimin e rrugës Besi – Podujevë. (Fshati Gllamnik, në afërsi të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ora 09:30).

Mbahet aktiviteti “Le të mësojmë pak se boll doktoruam”. (Në Sheshin “Ibrahim Rugova” para Kuvendit të Kosovës, ora 09:30).

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00).

Bëhet përurimi i librit “Hamleti: njeriu i hijeve”, botim i Kolegjit “Biznesi”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00).

Promovohet monografia “Futbolli i Kosovës 1919-2019” e autorit, Azem Brovina. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 13:30).

Bëhet prezantimi i videoklipit të këngës “Paris” të këngëtares Vlera Kastrati. (Aleancën Franceze, ora 18 :00).

Bëhet promovimi i librit artistik  “Flirting with Leftovers”. (Fondacioni  “Shtatëmbëdhjetë” në Prishtinë, ora 19:00)./Gazeta Sinjali/