image Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për policin e vrarë, Afrim Bunjaku

Shqipëri

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për policin e vrarë, Afrim Bunjaku

news image

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje për policin e Kosovës Afrim Bunjaku që u vra në sulmin e 24 shtatorit nga terroristët serb në Banjskë të Zveçanit.

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë me diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Diskutimet janë parashikuar që të zgjasin katër orë.

/GazetaSinjali/