Derisa Partia Demokratike në Shqipëri është duke mbajtur Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, kryetari aktual i saj, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh para mediave.
Sipas Bashës, kjo është një ditëlindje e thyer nga ata që sipas tij e përçanë PD-në, duke akuzuar kështu Berishën.
“Është një ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre. Por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët dhe jo për interesat personale”, tha ai.