Pas seancës ku u votua qeveria Kurti, Kryesia e Kuvendit ka mbajtur një mbledhje ku ka caktuar seancën e radhës ku do të zgjedhet posti i kryparlamentarit të Kuvendit.
Kryesia ka vendosur që kjo seancë të mbahet sot në orën 19:00, raporton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se më herët është votuar qeveria e re e Republikës së Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, e cila përbëhet nga 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Në seancën ku do të votohet pozita e kryetari të kuvendit nuk dihet se a do të marrë pjesë opozita, pasi që ata kanë lëshuar sallën në kohën kur u bë votimi i qeverisë së re./Gazeta Sinjali/