image Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës - Sinjali

Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, masat emergjente në rend të ditës

news image

Të martën, me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një dokumenti, që e ka siguruar Sinjali, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

Për thirrjen e kësaj seance kanë nënshkruar 40 deputetë, të gjithë nga radhët e Vetëvendosjes.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim për masat emergjente, të cilat pritet të zgjasin deri në 60 ditë, por njëherë duhet të miratohen nga deputetët e Kuvendit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin