image Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike për 60 ditë - Sinjali

Qeveria shpall masa emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike për 60 ditë

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpall masa emergjente për furnizim me energji, të vlefshme deri në 60 ditë.

Sipas një dokumenti që e ka siguruar Sinjali, masat emergjente përfshijnë:

  1. Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorë;
  2. Vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Gjithashtu, Qeveria ka vendosur që të formohet një Komitet Teknik Emergjent, i cili do të identifikojë dhe paraqesë rekomandime në Ministrinë e Ekonomisë.

Arsyetim i këtij vendimi, sipas Qeverisë janë vështirësitë e sistemit elektro-energjetik pas rritjes së konsumit, pamjaftueshmëritë e gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe rritja enorme e çmimeve të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin