Kuvendi i Kosovës me iniciativën e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ia ka vazhduar mandatin Komisionit Parlamentar për Licencim, Operim, Mbikëqyrje dhe Aplikim për Leje të Hidrocentraleve, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky mandat i këtij Komisioni u miratua me 65 vota për.
Gjithashtu, deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është 7 mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.