image Kuvendi do të ketë zyrtar ndërlidhës me FSK-në

Politikë

Kuvendi do të ketë zyrtar ndërlidhës me FSK-në

news image

Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje parasheh që kuvendi të bëhet me zyrtar ndërlidhës të këtij institucioni me Ministrinë e Mbrojtjes.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

Me këtë rast u tha se ky nënshkrim shënon një hap para drejtë avancimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe FSK-së./Gazeta Sinjali/