image Kushtetuesja ndërpret shqyrtimin e ankesës së Vetëvendosjes për vizitën e Thaçit në shtëpinë e Haxhi Shalës
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Kushtetuesja ndërpret shqyrtimin e ankesës së Vetëvendosjes për vizitën e Thaçit në shtëpinë e Haxhi Shalës

news image

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te deputeti Haxhi Shala për t’i kërkuar votën për Qeverinë Hoti.

Për këtë rast, Kushtetuesja ka marrë vendim që të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve.

Gjykata thotë se në kërkesën e tyre, parashtruesit pretendonin që duke përdorur mekanizma jokushtetues, Presidenti ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës.

“Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafin 6 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 dhe 75.5 të Rregullores së punës, të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.

Lëvizja Vetëvendosje në korrik të vitit të kaluar pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhej “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.

/GazetaSinjali/