image Kushtet antiCOVID që duhet t'i plotësojnë mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

Siguri

Kushtet antiCOVID që duhet t’i plotësojnë mërgimtarët për të hyrë në Kosovë

news image

Mërgimtarët që duan të hyjnë në territorin e Kosovës, përmes pikave kufitare, duhet të paraqesin testin negativ për koronavirus, nëse s’kanë çertifikatë të vaksinimit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ua ka rikujtuar udhëtarëve se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet nga Policia.

Në rast të mungesës së testit, do të kërkohet karantinim për një periudhë shtatë ditore.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që tentojnë të hyjnë në Republikën e Kosovës, përmes pikave kufitare, në rast të mungesës së certifikatës së vaksinimit, për t’ua mundësuar hyrjen, Policia do të kërkojë testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, apo të kërkojë karantinim për periudhë 7 ditore”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/