image "Kushdo që i fiton katër palë zgjedhje e ka problem t'i fitojë të pestat"

Politikë

Politikë/ “Kushdo që i fiton katër palë zgjedhje e ka problem t’i fitojë të pestat”

news image

Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi, ka thënë se ka menduar tërheqjen nga politika por për shkak të disa vendimeve të mëdha që e presin Kosovën, dhe sipas tij pas kërkesës së kryetarit Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK ka vendosur të kandidojë përsëri për deputet.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se do të jenë opozitë e mirë dhe nëse asgjë do të jenë shembull për opozitën e ardhshme si duhet të sillen kur nuk janë në pushtet.

Ai thotë se PDK mban përgjegjësi për dështimet e Kosovës në të kaluarën por edhe meritat për sukseset i takojnë kësaj partie.

I pyetur për arsyet pse PDK ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit, Kuçi është përgjigjur:

“Kushdo që i fiton katër herë rresht zgjedhjet do të ketë të vështirë t’i fitojë herën e pestë. Unë jam shumë i bindur se asnjë formacion politik në Kosovë nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet katër herë”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/