image "Kush u myt? - Oh këmbën ia kanë shky", dalin pamje të reja amatore nga tragjedia në Bon Vivant

Siguri

“Kush u myt? – Oh këmbën ia kanë shky”, dalin pamje të reja amatore nga tragjedia në Bon Vivant

news image

Pamje të reja e të rënda nga ngjarja tragjike në ‘Bon Vivant’, ku humbi jetën një 39-vjeçar dhe u lënduan 17 të tjerë, si pasojë e një përleshje tashmmë janë publikuar.

Viktimat të cilët ndodheshin aty gjatë kësaj përleshje kanë publikuar pamje të reja ku shihet tmerri që përjetuan.

Dikush dëgjohet teksa pyet se “Kush u mbyt”, ndërsa dikush tjetër tregon këmbën e gjakosur nga prerjet e marra.

Të dyshuar për ngjarjen tragjike janë Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhër për ndalim, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Kurse i shumëkërkuari nga FBI, i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati.

Mjekët në Klinikën e Ortopedisë në QKUK janë duke trajtuar akoma një vajzë dhe dy burra, nga gjithsej pesë pacientë që po trajtoheshin në këtë klinikë.

Pak më herët, Drejtori i Ortopedisë, Gani Jashanica tha se vajza është duke u trajtuar ende për shkak se e ka plumbin afër shtyllës kurrizore, mirëpo nuk janë në rrezik për jetë.

“Gjendja e përgjithshme është e mirë, i kemi pasur pesë pacientë, katër meshkuj dhe një vajzë. Dy nga të lënduarit që kanë pasur plagë tejshkuese janë liruar, ndërsa vajza e cila është duke u trajtuar e ka plumbin afër shtyllës kurrizore. Mirëpo nuk janë në rrezik për jetë, janë nën përcjellje të Policisë. Mund të lëvizin, nuk ka rrezik për paralizë ose diçka”, tha ai.

/GazetaSinjali/