Reperi nga Ferizaj kishte publikuar fotografi në rrjete sociale me makinën e tij luksoze, raporton Gazeta Sinjali.
Makinë kjo e cila u bë shkak i nisjes së problemit që çoi deri në vrasjen e Gazmend Hysenit i njohur si ‘Strella’ nga vëllai i Butës, Qëndrim Januzi të cilit Policia i ka caktuar 30 ditë paraburgim.
Me makinën e markës ‘Mercedes’, Buta gjatë kohës së pandemisë kishte shkrepur një foto të cilën e kishte publikuar në Instagram duke shkruar në mbishkrim: “Kush tha që o krizë”.
Ndryshe, raportohet se pas gjithë ngjarjes, Buta është larguar nga Kosova për në Angli.