image Kush janë personat e arrestuar për prostitucion?

Siguri

Kosovë/ Kush janë personat e arrestuar për prostitucion?

news image

Dje Policia e Kosovës ka realizuar  dy plane operative lidhur me veprat penale ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘ofrimi i lokaleve për prostitucion’,  si dhe ‘bashkëkryerje’.

Gjatë realizimit të këtyre planeve operative në dy lokacione të ndryshme janë identifikuar dhe janë arrestuar persona të dyshuar të përfshirë në veprat penale të lartcekura.

“Në lokacionin e parë gjatë realizimit të planit operativ janë arrestuar dy persona të dyshuar:

  • P. B.     lindur me 1993           m/sh/k          
  • L. L.     lindur me 1998           f/sh/Shqipërisë           

Ndërsa në lokacionin e dytë janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar:

  • P. S.     lindur me 1992           m/sh/k          
  • A. I.     lindur me 1999           f/sh/k            
  • V. K.    lindur me 1999           f/sh/k
  • M. R.   lindur me 1992           f/sh/k
  • X. A.    lindur me 1972           f/sh/k            
  • A. C.   lindur me 1993           f/sh/k”, tha policia, transmeton Sinjali.

Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar shtatë telefona mobilë.

Pas intervistimit  me vendim të prokurorit, të dyshuarit e cekur më lart  janë  ndaluar për 48 orë./Sinjali/