image Kush është shkaktari i vdekjes së Arzanës? Prokuroria tregon dyshimet e para

Kosovë

Hetimi/ Kush është shkaktari i vdekjes së Arzanës? Prokuroria tregon dyshimet e para

news image

Dyshimet e para të Prokurorisë Themelore të Prishtinës rreth shkaqeve të vdekjes së hershme të Arzana Krajës, thonë se problemet shëndetësore mund të kenë qenë fatale për regjisoren.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laurtea Ulaj, foli për dyshimet e para rreth vdekjes së saj, megjithatë theksoi se gjithçka do të saktësohet kur të përfundojë raporti i autopsisë.

“Dyshimet e para thonë se problemet shëndetësore mund të jenë shkaqet e vdekjes. Për të gjitha po presim raportin e autopsisë”, tha Ulaj për Gazetën Sinjali.

E njëjta nuk ka dhënë detaje se për cilat problem shëndetësore bëhet fjalë.

Vdekja e Arzana Krajës po cilësohet nga policia dhe prokuroria si ‘vdekje e dyshimtë’.

Familja Kraja, ka njoftuar se varrimi i Arzanës do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e lagjes “Dragodan” në Prishtinë.

Arzana është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.

Ajo ishte e dalluar në fushën e kinematografisë kosovare. /Gazeta Sinjali/