image Kush është personi i dyshuar për grabitje që policia po kërkon ndihmë për ta kapur

Siguri

Kush është personi i dyshuar për grabitje që policia po kërkon ndihmë për ta kapur

news image

Një 19 vjeçar është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ky 19 vjeçar, për të cilin Policia e Kosovës kërkon ndihmë është Riad Sopjani, i cili me 28 tetor të këtij viti ia kishte dalë që së bashku me një tjetër të ikin nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Riad Sopjani së bashku me 17 vjeçarin A.K., janë arratisur me 28 tetor të këtij viti. A.K. ishte dënuar me një vit për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhej se në lidhje me këtë rast është themeluar Komision Hetimor për të hetuar se si ka ardhur deri të arratisja e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

• Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

/Gazeta Sinjali/