image Kush është Hazbi Sekiraqa, i shumëkërkuari nga Policia që u prangos në Ferizaj?

Siguri

Kush është Hazbi Sekiraqa, i shumëkërkuari nga Policia që u prangos në Ferizaj?

news image

Gazeta Sinjali raportoi të dielën ekskluzivisht për arrestimin e të shumëkërkuarit Hazbi Sekiraqa, i cili për një kohë qëndroi në arrati.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Sekiraqa është kapur nga një njësi policore e stacionit policor në Ferizaj, gjatë një kontrolli të një taksie.

Pas verifikimit, Sekiraqa ka rezultuar që ka urdhëresë aktive nga stacioni policor “Qendra”, shkruan Sinjali.

Kush është Hazbi Sekiraqa?

Hazbi Sekiraqa tash e një kohë të gjatë ka telashe me organet e rendit. Para 10 vjetësh ai kishte rënë në prangat e policisë për rrahjen e një gruaje.

Për këtë rast kishte raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, ku thuhet se i dyshuari është arrestuar pas një pune tri javëshe.

“Pas tri javësh punë hetimore, hetuesit e stacionit Qendra kanë organizuar një operacion policor, në rrugën “Shaip Spahija”në Prishtinë, i cili ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar H. S, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhej në raport.

Gjashtë vjet më parë, Policia gjatë një aksioni i kishte gjetur dhe sekuestruar Sekiraqës: një revole e llojit Ekol Special – 9mm, me një karikator dhe 5 fishek, një revole e llojit Cekos –6.35 mm, me një karikator dhe 5 fishek, një thikë ushtarake, dy thika te vogla, katër qese të dyshuara (marihuanë), ½ cigare e dyshuar (marihuanë), një paketim rizlle, një iPad i dëmtuar, një orë dore, katër telefona Nokia, një Iphone, 4 etj.

Sipas burimeve të Sinjalit, Sekiraqa është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, në vuajtje të dënimit prej 1 vit e 10 muaj, periudhë kjo ku i është llogaritur edhe koha e paraburgimit nga 26 marsi 2019 deri më 5 maj 2021.

/GazetaSinjali/