image Kush është gruaja misterioze që Kurti e propozoi për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Profile

Mini-profil/ Kush është gruaja misterioze që Kurti e propozoi për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

news image

Rozeta Hajdari është e propozimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Gruaja me prejardhje nga Peja e që jeton në Prishtinë, është emër pothuajse i panjohur në publik dhe në internet ka shumë pak informacion për të, shkruan Gazeta Sinjali.

Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Përveç këtij biznesi, Rozeta Hajdari punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”.

Pavarësisht se i ka zgjedhur emrat e ministrave, Kurti dhe ende nuk ka marrëveshje me LDK-në për të bashkëqeverisur dhe për të bashkëqeverisur për 4 vitet e ardhshme.

Përmes një video-incizimi, Kurti përmendi Blerim Rekën, Albulena Haxhiun, Besnik Bislimin e Arben Vitinë si propozime për ministra nga radhët e LVV-së, ndërsa Haki Abazin për zëvendëskryeministër të dytë. /Gazeta Sinjali/