Petrit Laze 61-vjeç dhe bashkëshortja e tij Aferdita Laze 59-vjeçe, u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45, në banesën e tyre në zonën e Alliasit, Tiranë.
Bazuar në dyshimet e para të policisë, ata u plagosën gjatë përleshjes me dy persona të cilët kishin hyrë për të grabitur në banesën e tyre.
Të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga policia.
Petrit Laze ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është ende në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje, pasi ka marrë një plumb në bark, raportojnë mediat në Shqipëri.
Kurse, gruaja e tij ka marrë një plumb në këmbë dhe sipas mjekëve gjendja e saj është më stabile.
Policia ndodhet në vendngjarje, ku edhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e dy autorëve.
Çifti mësohet se janë biznesmenë me origjinë nga Skrapari, të cilën kanë disa dyqane në Tiranë që tregtojnë miell dhe bukë./Gazeta Sinjali/