image Kush është Blerim Reka, shqiptari i Maqedonisë i propozuar nga Kurti për ministër të Jashtëm

Profile

Karriera/ Kush është Blerim Reka, shqiptari i Maqedonisë i propozuar nga Kurti për ministër të Jashtëm

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka propozuar Blerim Rekën për ministër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Reka ka lindur në Shkup të Maqedonisë më 1960. Ai u diplomua në Universitetin e Prishtinës, për të nisur më pas një karrierë prej politikani.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale, Reka ishte kandidat i pavarur për president të Maqedonisë dhe ishte i vetmi shqiptar në garë për këtë post.

Blerim Reka ishte edhe ambasador i Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Brukse. Gjithashtu ai ka mbajtur disa pozita këshillimore diplomatike dhe ligjore si këshilltar, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga viti 2002, Reka ka qenë profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Drejtës së BE në Universitetin e Evropës Juglindore. Ai mban një doktoraturë në të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe Ligjin Civil dhe Ekonomik.

Reka gjithashtu është autor i 18 librave. /Gazeta Sinjali/