Kandidati i LVV-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në shkollën e mesme kishte pasur një moto qesharake.
“Kush e rrahë bojlerin me thupër, e vokë ujin”, është motoja e Hysenit në librin e kujtimeve të gjimnazit, që është i publikuar në rrjete sociale.
Kjo moto është e shoqëruar me foton e tij, ku poshtë saj ai ka shkruar se hobi i tij është “prishës”.
Alban Hyseni do të garojë në balotazh me kandidatin e LDK-së, Lutfi Hazirin për të parin e Gjilanit. /GazetaSinjali/