image Kusari - opozitës: Keni kërkesa paushalle të cilat nuk ndihmojnë as bizneset e as punëtorët

Politikë

Kusari – opozitës: Keni kërkesa paushalle të cilat nuk ndihmojnë as bizneset e as punëtorët

news image

Ushtruesja e detyrës së shefes të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, ka deklaruar në Parlament se Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i cili ishte hartuar nga qeveria e kaluar nuk ka arritur që të mbështes asnjë kategori, transmeton Sinjali.

Ajo ka thënë se qeveria e kaluar kishte planifikuar shpërndarjen e mjeteve financiare pa kritere. 

“Është thënë se duhet jepen 200 milionë euro për bizneset. Mirëpo nuk janë përcaktuar as kriteret edhe në qoftë se tash ne dëshirojmë t’i shpërndajmë dhe nuk ka as burim të financimit.”

Tjetra po thoni tre muaj pagë nga 300 euro për punëtorët me kontratë të cilët kanë humbur vendet e punës. Po çfarë të bëjmë me ata punëtorë të cilët nuk kanë pasur kontrata e kanë humbur vendet e punës.”

E njëjta është edhe me Fondin e Kursimeve Pensionale sepse vetëm ata të cilët kanë pasur kontrata dhe kursime kanë mundur t’i tërheqin. Keni kërkesa paushalle” ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/