image PDK akuzon Qeverinë se nuk po i ndihmon bizneset - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

107921

Të shëruar

105549

Të vdekur

2265

PDK akuzon Qeverinë se nuk po i ndihmon bizneset

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës që të vazhdohet me mbështetjen financiare për sektorin privat, transmeton Sinjali.

Ai ka thënë se nuk është duke parë gatishmëri nga ana e Qeverisë së Kosovës që të implementojë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. 

Në mes tjerash, ai ka thënë se përveç bizneseve që duhet të mbështeten financiarisht, njëjtë duhet mbështetur edhe punëtorët, të cilët kanë humbur vendet e tyre të punës shkaku i pandemisë.

Ai ka kërkuar edhe faljen e gjobave, të cilat janë shqiptuar në periudhën e pandemisë. 

“Është Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike për biznesin. Pra për biznesin privat duhet 200 milionë euro mbështetje. Për pagat e punëtorëve në sektorin privat, të cilët kanë humbur vendet e punës të mbështeten me nga 300 euro në muaj, si dhe lirimin nga TVSH-ja për lëndën, e cila prodhohet brenda vendit” ka thënë ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin