image Kusari-Lila thotë se e ka mbështetjen e plotë të Kurtit: Përgjimet u publikuan për të na përçarë

Politikë

Kusari-Lila thotë se e ka mbështetjen e plotë të Kurtit: Përgjimet u publikuan për të na përçarë

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila po pretendon se përgjimet e publikuara nga Nacionale që konfirmojnë biseda të saj me zyrtarë të Listës Serbe, duke përfshirë të dyshuarin për krime, Milan Radoiçiq, u publikuan për të shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeverisës.

Kështu citohet të ketë thënë ajo ku ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Sllavko Simiqit të Listës Serbe, me të cilin dëgjohej duke biseduar.

Këtu, sipas KP, ajo ka thënë se qëllimi i publikimit të përgjimeve, ishte për të shkaktuar përçarje në koalicionin qeverisës, por se ajo ka marrë mbështetje të plotë nga kryeministri Albin Kurti dhe deputetët në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kusari – Lila, po ashtu citohet të ketë thënë se veteranët nuk do të mund t’i ndalojnë deputetët të hynë në Kuvend, pavarësisht arsyeve.

/GazetaSinjali/