Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se qeveria a re që mund të krijohet nga LDK, bashkë me AAK-në, Nisman Socialdemokrate dhe partitë tjera, do të jetë qeveri a pakicës.
“Përveç presidentit kemi edhe rrethanë tjetër politike – një qeveri tjetër, që do të varet nga votat e Listës Serbe dhe PDK-së që si e tillë formon destabilitet në vend”, ka thënë Kusari-Lila.
“Do të kishim qeveri të pakicës e formuar që në varshmëri të plotë në votat e LS dhe Beogradit. Hapi i parë është që kërkohet prej saj është heqja e reciprocitet që ka qenë pikë e marrëveshjes në mes të LVV dhe LDK-së”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.
Ajo ka thënë se mocioni i iniciuar nga LDK për rrëzimin e qeverisë është bërë me plan.
“Nuk ka qenë përcaktimi që të vazhdohet puna e qeverisë. Ka pasë sfida në qeverisje që edhe unë do t’i bëja ndryshe. Në një element që askush nuk e ka kontestuar janë reformat në vend dhe lufta ndaj korrupsionit. Kabineti Kurti nuk kanë pasur plan të bëheshin milionerë”, tha Kusari-Lila.