image Kusari-Lila: Modaliteti i koalicionit me Vetëvendosjen ka mbetur për t'u definuar

Politikë

Kusari-Lila: Modaliteti i koalicionit me Vetëvendosjen ka mbetur për t’u definuar

news image

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila e ka konfirmuar se me Lëvizjen Vetëvendosje do ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të mbahen ato, pas vendimit të mbrëmshëm nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo u shpreh se modalitetin e koalicionit me VV-në kanë mbetur që ta definojnë.

“Ka mbetur me u diskutu, definitivisht bashkëpunimin e planifikojmë prapë me Lëvizjen Vetëvendosje, vetëm do ta shohim formën dhe mënyrën se si kemi me e strukturu për zgjedhjet qendrore. Më 6 tetor jemi bërë pjesë e listës. Tani do të shohim se në çfarë formati do të bashkëpunojmë. Ende nuk jemi ulë me diskutu, modaliteti ka mbetë me u definu”, tha Kusari-Lila.

Ajo po ashtu theksoi se nuk e ka përjashtuar mundësinë që në zgjedhje me LVV-në të lidhin koalicion parazgjedhor si VV-Alternativa.

/Gazeta Sinjali/