image Kusari: KQZ shkeli të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale

Kosovë

Diaspora/ Kusari: KQZ shkeli të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale

news image

Juristja, Flutura Kusari, ka shkruar në profilin e saj në Facebook se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur në mënyrë flagrante të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale duke publikuar ditëlindjet e plota të votuesve jashtë Kosovës.

“Lista prej 836 faqesh e votuesve jashtë Kosovës, e publikuar në faqen e internetit të KQZ-së, duhet urgjentisht të largohet nga online, të fshihen ditëlindjet dhe të vendoset përsëri online”, shkruan Kusari, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndryshe, diaspora ka nisur zyrtarisht sot votimin për zgjedhjet e 6 tetorit./Gazeta Sinjali/