image Kusari kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për kidnapimin e tre policëve

Politikë

Kusari kërkon nga ndërkombëtarët të reagojnë për kidnapimin e tre policëve

news image

Pas kindapimit të tre policëve të Kosovës nga Policia sebre, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka kërkuar nga ndërkombëtarët që të reagojnë

Siç shprehet ajo, ky akt i tyre brenda territorit të Kosovës, është vazhdim i ndërhyrjes së dhunshme të Serbisë në Kosovë.

“Tre policë kufitarë të Kosovës janë kidnapuar sot brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. Kjo është një tejzgjatje e ndërhyrjes së dhunshme të Serbinë në Kosovës, pas zhvillimeve në veri. Agresori në këto ngjarje të dhunshme qëndron në Beograd dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë”, ka shkruar Kusari.

Policia e Kosovës dha disa detaje rreth kësaj ngjarjeje.

“Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.

Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare por jo edhe vet zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policor janë kidnapuar nga forcat serbe”, është thënë në njoftimin e Policisë. 

/GazetaSinjali/