Pas sulmit në Vjenë, kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se sulmet nuk kanë të bëjnë me mosmarrëveshje ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.
Përmes një shkrimi në rrjetin social” Twitter”, ai ka thënë se kjo është një luftë ndërmjet shumë njerëzve, atyre që besojnë në paqe dhe atyre që duan luftë.
“Por ne gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm se ky nuk është një mosmarrëveshje midis të krishterëve dhe myslimanëve ose midis austriakëve dhe migrantëve. Kjo është një luftë midis shumë njerëzve që besojnë në paqe dhe atyre pak që duan luftë”, ka shkruar Kurz.
Ministri i Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, tha se dy burra dhe dy gra kanë vdekur nga plagët në sulmin e së hënës në mbrëmje. Një sulmues i dyshuar, i cili mbante në dorë një pushkë dhe një jelek të rremë për vetëvrasje, është qëlluar për vdekje nga policia.
Autoritetet austriake njoftuan të martën se pesë persona kanë vdekur deri më tani nga sulmi që u krye në mbrëmjen e së hënës në Vjenë, përfshirë njërin nga sulmuesit./ Gazeta Sinjali/