image Kurti: Zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë për shëndetin e qytetarëve të Kosovës

Politikë

Kurti: Zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë për shëndetin e qytetarëve të Kosovës

news image

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve që nga dita e djeshme dhe për zhvillimet e fundit në vend.

Kurti tha se Kosova tani po gjendet përballë një krize shëndetësore e cila po merr jetët e qytetarëve, një krize ekonomike e cila po thellon edhe më tej varfërinë.

Ai tutje ka numëruar sukseset që pati Lëvizja Vetëvendosje që nga data e 6 tetorit e deri sot kur qeveria po udhëheqet nga kryeministri aktual, Avdullah Hoti, që sipas Kurtit kjo qeveri po e dëmton Kosovën.

Kurti ka përsëritur se zgjidhja e vetme për Kosovën si dhe për shëndetin e qytetarëve janë zgjedhjet.

“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka thënë Kurti

https://www.facebook.com/albini2017/videos/667869430466580/?__xts__[0]=68.ARA876KTKOfgBzaAdXKUe_w0PsvjcU8V0du1Ckv4aPuh2y5pio22uhXelUCnknzfEJtWjZm0ZsXHcmmDKFaf2_yk37bZ9XAj2Msq4QiELNr-3RA1tTBJeCslRCxVHiPsHiAv2c_zFQIvvVJhtWiqXi3dOKQbXXYlznM1zX_dI9yoZLD_jJOGSwIYJbHEZWG2udOfHOS7ZMH9Nafs0K5eCmqV75O9WpCxmvAQHklr9LVKR1AyP8SR4buT56K6BS3AZfwR7JpVTTwa0fdSrvS-VA83Pfsv-SZ34dmeWUzyED6uaQSaqjsv1pEKWLr-wlAWcZWj04YctFGBo1sKZZh4aFj6mdqwc4aT&__tn__=-R