image Kurti viziton Lipjanin, bën apel për shtim të disiplinës

Kosovë

Politikë/ Kurti viziton Lipjanin, bën apel për shtim të disiplinës

news image

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar sot vizitat nëpër komuna të Kosovës, për të parë gjendjen pas përhapjes së koronavirusit.

Kurti sot ka qëndruar në Lipjan ku është takuar me kreun e kësaj komune, Imri Ahmetin.

Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë dhe anëtarët e Shtabit Emergjent Lokal, e njoftuan kryeministrin dhe ministrat për gjendjen rreth Covid-19 në komunën e Lipjanit, respektimin e masave të caktuara nga Qeveria, ministritë dhe IKShP-ja, si dhe angazhimet e Komunës për menaxhim të kësaj situate.

Pas takimit kryetari Ahmeti shprehu rëndësinë e këtij takimi në aspekt të koordinimit me nivelin qendror dhe kërkoi edhe njëherë nga qytetarët për të vazhduar me respektim të masave që i shërbejnë parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.