image Kurti në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me aksionet dhe operacionet e tyre

Siguri

Kurti në Mitrovicë, viziton policët në Belvedere: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me aksionet dhe operacionet e tyre

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot pasditen e ka kaluar në Mitrovicë, ku ka takuar kampionen e xhudos, Majlinda Kelmendi si dhe ka vizituar Kampin e Policisë në Belvedere, ku i quajti “të çeliktë” oficerët policorë që shërbejnë në këtë stacion.

Kurti atje u njoftua për aksionet, operacionet dhe aktivitetet e të arriturat e Policisë së Kosovës, për të cilët garantoi mbështetjen e tyre.

“Sukseset e tyre për rend, ligj dhe kushtetutshmëri në katër komunat tona në veri të vendit janë mahnitëse. Motivimi e morali i tyre janë të lartë kurse profesionalizmi dhe disiplina e pashoq. Mbështetja e jonë për ta është e garantuar”, tha ai.

Pasditen e kalova sot në Mitrovicë. Nga palestra "Minatori" e demonstrimit të vajzës sonë të artë në xhudo, Majlinda…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, June 7, 2023

/GazetaSinjali/