image Kurti viziton Dardanët: Djelmoshat e Kosovës janë gati për sfidat e radhës, t'i mbështesim pa kushte djemtë tanë

Futboll

Kurti viziton Dardanët: Djelmoshat e Kosovës janë gati për sfidat e radhës, t’i mbështesim pa kushte djemtë tanë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar fat lojtarëve dardanë për dy ndeshjet që kombëtarja e Kosovës i zhvillon përgjatë këtij muaji, duke thënë se djelmoshat e Kosovës janë gati për sfidat e radhës.

Kurti nëpërmjet një video në Facebook, ka shkruar se dardanët me shumë përkushtim e vendosmëri janë në kërkim të fitores së parë, dhe se ata po përgatiten për dy përballje jo të lehta në këto kualifikime.

I pari i ekzekutivit gijthashtu ka uruar që me këto ndeshje do të fillojë ngjitja e Kosovës në tabelë, teksa ka kërkuar që ata të mbështeten pa kushte.

Kosova dy ndeshjet e ardhshme të kualifikime për EURO 2024, i luan ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” të shtunën, kurse tre ditë më vonë udhëton drejt Rumanisë për tu përballur me kombëtaren rumune.

Dardanët mbesin me shanse minimale për një kualifikim për në EURO, duke mos arritur asnjë fitore pas 4 ndeshjeve të para, me tre barazime e një humbje, e renditur në vendin e parafundit në tabelë me tre pikë, dhe së bashku me Andorrën janë dy skuadrat e vetme në grup që ende nuk kanë shijuar fitoren.

Postimi i plotë nga kryeministri Kurti:

Djelmoshat e Kosovës gati për sfidat e radhës!

Skuadra jonë është para ndeshjeve ndaj Zvicrës dhe Rumanisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Me shumë përkushtim e vendosmëri, në kërkim të fitores së parë, djelmoshat tanë po përgatiten për dy përballje jo të lehta në këto kualifikime.

Le të besojmë e urojmë që me këto ndeshje do të fillojë ngjitja e Kosovës në tabelën e këtij grupi. Le t’i mbështesim pa kushte djemtë tanë.

Përpara Kosovë!

/GazetaSinjali/