image Kurti, Vitia e Rexhepi shkojnë në Gjakovë, i pret Gjini

Kosovë

Aktualitet/ Kurti, Vitia e Rexhepi shkojnë në Gjakovë, i pret Gjini

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në një vizitë zyrtare në Gjakovë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Në këtë vizitë, Kurti është i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja e Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi.

Këto vizita kryeministri në detyrë po i bën për t’u njoftuar nga afër me situatën e komunave, në luftën e tyre ndaj koronavirusit.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti vizitoi Gjilanin dhe Kamenicën. Ndërsa, sot kryeministri në detyrë vizitoi Pejën dhe Gjakovën./Gazeta Sinjali/