image Albin Kurti shkon në Gjilan, e pret Lutfi Haziri

Kosovë

Takimi/ Albin Kurti shkon në Gjilan, e pret Lutfi Haziri

news image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkuar për vizitë në qytetin e Gjilanit ku është pritur nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

Kurti këtë vizitë e zhvillon për të parë nga afër se si është gjendja me pandeminë e koronavirusit në Komunën e Gjilanit.

Ai është shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilia Rexhepi.

Kurti dhe Haziri janë duke qëndruar në Qendrën Operative Emergjente te kampusi i shkollave të mesme në këtë qytet.

Deri më tani janë 16 raste pozitive me koronavirus në Gjilan. /Gazeta Sinjali/