image Kurti: Vetëm një botë e bashkuar demokratike do ta ndalojë Putinin

Politikë

Kurti: Vetëm një botë e bashkuar demokratike do ta ndalojë Putinin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë që pati me ministrin e jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenber, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ndarë pikëpamje në lidhje me gjendjen në Ukrainë.

Kurti ka thënë se vetëm të bashkuar mund të ndalet presidenti rus Vladimir Putin.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve askund dhe në çdo kohë. Vetëm një botë e bashkuar dhe aktive demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kurti është duke marrë pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

/GazetaSinjali/