image Kurti vazhdon me batuta në tubime, tregon se çfarë do të ndodhë më 14 shkurt

Qesharake

Kurti vazhdon me batuta në tubime, tregon se çfarë do të ndodhë më 14 shkurt

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim parazgjedhor me simpatizantë e VV-së në Gjakovë.

Gjatë këtij tubimi, nuk kanë munguar edhe batutat e tij, që tani janë bërë të zakonshme në tubimet zgjedhore.

Në Gjakovë, Kurti u tregoi atyre me shaka se çfarë do të ndodhë më 14 shkurt, pas mbylljes së vendvotimeve.

“Në KQZ do të numërohen votat nga komisionerët. Është ora shtatë dhe mbyllen vendvotimet e fillon numërimi i votave në KQZ. Komisioneri duke i numëruar votat do të thotë ‘Vetëvendosje, Vetëvendosje, Vetëvendosje’”, tha ai dhe kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit./Gazeta Sinjali/