image Kurti: Vaksinimi të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë

Shëndetësi

Kurti: Vaksinimi të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë

news image

Kryeministri Albin Kurti, në ceremoninë e marrjes së 24.000 dozave të vaksinës së prodhuara nga AstraZeneca, ka thënë se vaksinimi në Kosovë duhet të nisë sa më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Jemi mbledhur për ta mirëpritur kontingjentin e parë të vaksinave, është i vogël por ngjall shpresë të madhe, sidomos të personelit shëndetësor. Secila jetë është e çmuar dhe e barazvlefshme. Deri tash e kemi mësuar se virusi nuk njeh kufij, racë e etni, dhe askush nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt”, u shpreh Kurti.

Kurti ka falënderuar aleancën COVAX, për sigurimin e vaksinave.

Kurti tha se vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë.

/Gazeta Sinjali/