image Kurti uron Truss për postin e kryeministres, pret të punojë me të për njohjen reciproke me Serbinë

Politikë

Kurti uron Truss për postin e kryeministres, pret të punojë me të për njohjen reciproke me Serbinë

news image

Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministren të Britanisë së Madhe, Liz Truss për detyrën e saj të re.

Kurti ka publikuar fotografi nga takimi me Truss në Londër kur kjo e fundit ishte Sekretare shteti për Punë të Jashtme raporton Express.

Ai ka thënë se pres të punojë me Truss përfshirë edhe në arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

“Urime lideres së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss. Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/