Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Rishi Sunak, për zgjedhjen në krye të qeverisë britanike.
Kyreministri Kurti në një postim në Twitter ka thënë se si aleatë të vjetër, Kosova dhe Mbretëria e Bashkua kanë parime dhe prioritete të përbashkëta.
“Mezi pres të punoj me kryeministrin Sunak për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të promovuar vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar Kurti në llogarinë Twitter.
Kujtojmë se Sunak është pasardhësi i kryeministres më jetëshkurtër në krye të Britanisë, Liz Truss.