image Kurti uron Ramazanin: Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta

Sociale

Kurti uron Ramazanin: Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kreu i qeverisë ka uruar që ky muaj i mëshirës dhe mirësisë të sjellë paqe dhe lumturi në zemrën e secilit.

Postimi i plotë:

Me fat muaji i Ramazanit!

Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.

Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë.

Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin!

Agjërim të lehtë e të pranuar.

Paqja qoftë mbi ju!

/GazetaSinjali/